Në 1879, inxhinieri Amerikan Lester Pelton zhvilloi turbinën Pelton të cilën dhe e patentoi një vit më vonë. Ky lloj turbine përdor energjinë kinetike të ujit për të gjeneruar energji elektrike.
TURBINA PELTON WWS
EFICENÇA ME MË TË MIRËN E SAJ
Historia e turbines Pelton
Rastet e aplikimit të turbinave Pelton
Turbinat Pelton janë të përshtatshme për lartësi të mëdha (80m në 1000m) dhe sasi të vogla uji. Një avantazh i madh i turbinës Pelton është një çdo hundëz mund të kontrollohet më vete. Për këtë arsye luhatjet e prurjes së ujit nuk janë problematike dhe mund të kontrollohen lehtësisht dhe me efiçencë.
Në varësi të kërkesave tuaja individuale të projektit tuaj, ne ofrojmë:
- Turbinë Pelton Horizontale me 1 deri në 3 hundëza
- Turbinë Pelton Vertikale me 4 ose 6 hundëza
Në sajë të devijimit të ujit në kovë me gati 180°, turbina jonë Pelton mund të drejtojë pothuajse të gjithë energjinë e ujit drejt rotorit të turbinës. Kjo garanton një efiçencë deri në 92%.
Një tjetër avantazh i këtij tipi turbine është kurba e lartë e efiçencës përgjatë të gjithë rangut të performancës.
“Gjithçka nga një burim i vetëm” – Duke i qëndruar motos së kompanisë tonë, ne gjithashtu ofrojmë dhe aksesorët e nevojshëm për turbinën tuaj. Kjo përfshin komponentët hidro-mekanikë prej çeliku, sistemet e kontrollit të turbinës dhe shumë të tjera.
Parimi i punës së turbinës Pelton WWS:
Në krahasim me llojet e tjera të turbinave, rotori Pelton ka ngjashmërine më të madhe me rrotën e ujit tradicionale. Në turbinën Pelton, uji godet në mes të dy gjysmë-guackave, të ashtuquajtura kova. Sprucimi i ujit vjen nga një ose më shumë hundëza me presion të lartë dhe devijohet brenda kovave me gati 180 gradë. Si rezultat, pothuajse e gjithë energjia kinetike e ujit transferohet në rotorin e turbines dmth shndërrohet në energji mekanike. Kjo nga ana tjetër përdoret për të gjeneruar energji elektrike nëpërmjet gjeneratorit.
[përzgjidh_referencën]