STRUKTURAT HIDRAULIKE PREJ ÇELIKU

TË FUQISHME & TË BESUESHME

Strukturat hidraulike prej çeliku për mbrojtjen e turbinave

Disa komponentë hidro-mekanik janë thelbësorë për funksionimin normal të hidrocentralit tuaj. Nga njëra anë ata mbrojnë turbinën dhe nga ana tjetër ata drejtojnë rrjedhën e ujit.

Falë viteve eksperience, strukturat hidraulike prej çeliku nga WWS garantojnë funksionim të sigurt dhe të garantuar edhe në kushtet më të vështira.

WWS planifikon, prodhon, dorëzon, dhe instalon:

  • Ekran i trashë
  • Panele kurthesh të imtëta mbeturinash – të gjitha distancat e mundshme të shiritave; horizontale dhe vertikale
  • Makineri pastrimi kurthesh mbeturinash – horizontale dhe vertikale
  • Porta kontrolli – të dizenjuara si porta rrëshqitëse ose rrotulluese, me kontroll elektrik ose hidraulik
  • Portat e shkarkimit / Portat me kreshtë
  • Shkallët e peshkut dhe ndihmuesit për zbritjen e peshkut
  • Shumë pjesë të tjera të specializuara

Ne gjithashtu ofrojmë zëvendësimin e elementeve individuale dhe paketave të ndryshme të mirëmbajtjes për centralet ekzistuese. Këto përmirësojnë ndjeshëm efikasitetin dhe përputhshmërinë mjedisore të sistemit tuaj.

Për të zgjedhur opsionin më të mirë për centralin tuaj, ne jemi të lumtur t’ju ofrojmë analiza dhe këshilla në vend. Ne ju shoqërojmë që nga planifikimi deri në përfundimin e ndërtimit dhe montimin e të gjithë përbërësve.

Sistemet e krëhërave dhe makineritë e pastrimit të mbeturinave

Krëhërat e trashë, panelet e krëhërave të imët dhe sistemet e pastrimit të mbeturinave, përdoren për të mbajtur degët dhe materialet e tjera lundruese larg nga turbina.

Paneli i krëhërave të imët instalohet përpara hyrjes së turbinës, ose hyrjes së penstokut në mënyrë që të filtrojë mbetjet që pluskojnë. Ky panel mund të ndërtohet nga çelik i thjeshtë i sheshtë, sidoqoftë WWS mbështetet në përdorimin e profilëve të optimizuar nga ana hidraulike për reduktimin e humbjeve.

Sistemi i pastrimit të mbeturinave të krëhërave është përgjegjës për pastrimin e paneleve të krëhërave nga mbeturinat e akumuluara (degët, gjethet, etj.). Mbetjet nga sistemi vertikal i pastrimit të krëhërave, transportohen në kanalin e shkarkimit nga ku largohen me anë të ndihmës së një pompe shpëlarje.

Në sistemet horizontale të pastrimit të mbeturinave të krëhërave, materialet pluskuese shtyhen nga anash përsëri në ujë. Si rezultat, të gjithë miktoorganizmat mbeten në ujë duke ruajtur balancën ekologjike.

Porta kontrolli

Në rast riparimesh të turbinave ose në rast përmbytjeje, është e nevojshme të devijohet rrjedha e ujit dhe një pjesë e ujit duhet të drejtohet përgjatë turbinës me funksionimin të kontrolluar. Portat e kontrollit dhe portat rrotulluese realizojnë kontrollin e ujit.

Portat e shpëlarjes/portat e daljes fundore bëjnë të mundur largimin efiçent të gurëve dhe sedimenteve të depozituara.

Shkallët e peshkut dhe ndihmuesit për zbritjen e peshkut janë një pjesë e rëndësishme e mbrojtjes ambientale dhe sigurojnë mundësinë e lëvizjes së peshqëve të lumit dhe riprodhimin e tyre. Për këtë ne ofrojmë portat e hyrjes së përshtashme së bashku me pjesët e tjera të nevojshme plotësuese të kalimit të peshqëve.

Portë me gjuhëz

janë të njohura gjithashtu si porta me kreshtë dhe janë një komponent i rëndësishëm për rregullimin e nivelit të ujit në hyrje të centralit. Veçanërisht në rast përmbytjeje, një portë me gjuhëz e besueshme është esenciale për të evituar kthimin e ujit dhe si rrjedhojë përmbytjen.

WWS Wasserkraft projekton dhe prodhon gjuhëza për një gamë të gjerë aplikimesh, si mbyllje në hyrje të centraleve, shkarkim në rast përmbytje, etj.