ME ÇELËSA NË DORË – GJITHÇKA NGA NJË BURIM I VETËM

WWS Wasserkraft është partneri juaj për një zgjidhje të plotë në sektorin e hidrocentraleve

Për shkak të rritjes së vazhdueshme të kompleksitetit të hidrocentraleve, shumë konsumatorë besojnë në kompetencën e WWS Wasserkraft – nga këshilla, tek analiza dhe planifikimi, deri tek zbatimi teknik dhe struktural.
Me kombinimin e njohurive teorike dhe përvojës praktike shumë vjeçare, ne ju shoqërojmë përgjatë rrugës së ndërtimit të hidrocentralit tuaj.

Gjithçka nga një burim i vetëm – shmangni problemet dhe angazhoni WWS Wasserkraft si furnitorin tuaj të vetëm për të gjithë pjesët mekanike dhe elektrike dhe gjithashtu për të gjitha strukturat e nevojshme hidraulike prej çeliku.

Zhvillim hidrocentrali

Hap pas hapi deri në hidrocentralin tuaj

  • Takim për konsultim me ekspertin tonë WWS
  • Analizë e opsioneve të mundshme
  • Asistencë në zgjedhjen e opsionit më të mirë për ju
  • Planifikim dhe projektim projekti
  • Prodhim në kompaninë tonë në Neufelden
  • Ndërtim dhe komisionim
  • Suport gjatë proçesit (me kërkesë)
  • Kontratë mirëmbajtjeje (me kërkesë)