WWS PowerGate

KOMPAKTE DHE E ZGJUAR

PowerGate nga WWS u zhvillua specifikisht për përdorim ekonomik në rastet kur kemi pak ujë dhe rënie të vogël. Turbina është e përshtatshme për prurje 1-5 m³/s dhe rënie 1.5-5 m.

PowerGate nga WWS është një njësi e plotë, e cila falë dizajnit kompakt, mund të dorëzohet e para-montuar, duke bërë të mundur kështu instalim të lehtë dhe të shpejtë vetëm brenda disa orësh. PowerGate nga WWS është kështu zgjidhja me e përshtatshme dhe më ekonomike për projekte deri në 100kW në të cilat një turbinë Kaplan do të përdorej në të kundërt.

Kjo paketë e plotë konsiston në

  • Grackë mbeturinash e imët
  • Sistem pastrimi automatik për grackën e mbeturinave
  • Turbinë Kaplan në formë dardhe
  • Tubi i turbinës
  • Trupi i gjeneratorit
  • Porta rrëshkitëse + kornizë

PowerGate nga WWS është shumë i thjeshtë për tu instaluar, sepse produkti është përgatitur në fabrikë dhe ka nevojë vetëm të futet në një ndërtim të përgatitur me kornizë (tra U) në vendndodhje. Hidrocentrali juaj do të jetë një produkt “plug and play”. Si me të gjitha produktet tona, ju mund ta kontrolloni duke përdorur një smartphone, tabletë ose kompjuter, në varësi të kërkesave tuaja.

Parimi i punës së PowerGate nga WWS

Powergate nga WWS u zhvillua nga WWS Wasserkraft midis viteve 2009 në 2014 dhe është testuar e perfeksionionuar në disa prototipë.

Parimi i funksionimit është i ngjashëm me një turbinë Kaplan në formë dardhe. Çfarë është e re, është koncepti i një pakete kompakte, të shpejtë për tu instaluar, e cila mund të përdorë sasi dhe disnivele te vogla uji, në mënyrë më ekonomike se produktet konvencionale.

Ky instalim ofron alternativën optimale kundrejt ndërtimeve më të shtrenjta konvencionale, si për përdorimin e ujit të mbetur në centrale më të mëdha ashtu dhe e instaluar në sistemet ekzistuese.

Ekziston gjithashtu mundësia për të përdorur kanalet ekzistuese të ujitjes, kanalet e fermave të peshkut ose strukturave të ngjashme.