Energjia është prodhuar nga uji në këtë vend historik që nga shekulli i 16-të. Në fillim makineritë viheshin në punë nga rrota të thjeshta uji. Më 1938 u instalua turbina e parë që të furnizonte fabrikën e kartonit me energji të qëndrueshme. Kur Christoph Wagner dhe kolegët e tij themeluan WWS Wasserkraft në vitin 2008, një sallë e zbrazët u shndërrua në fabrikën e parë të prodhimit të turbinave të ujit të cilësisë së lartë.
HISTORIA
ME TRADITË DHE PASION
WWS rrjedh nga inicialet e tre themeluesëve:
Wagner Christoph, Wögerbauer Josef, Scharrer Günther
Pasioni i tyre i përbashkët, hidrocentralet, u bënë elementi lidhës i tre themeluesëve. Në fillim, kompania u specializua në ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël në vendet Gjermanisht-folëse dhe gjithashtu ofroi rivitalizimin e centraleve dhe turbinave të vjetra. Kur fabrika e kartonit u mbyll përfundimisht, ndërtesa u shndërrua gradualisht në një strukturë moderne të prodhimit.
Këto turbina me cilësi të lartë nuk janë instaluar vetëm në Austri dhe Gjermani; disa u instaluan dhe në Evropën Lindore para zgjerimit dhe shpërndarjes hap pas hapi në të gjithë botën.
Ky biznes familjar gëzon një reputacion të shkëlqyer për shkak të cilësisë superiore dhe produkteve inovative. WWS Wasserkraft është tani një nga liderët kryesorë në botë të zgjidhjeve “me çelesa në dorë” për turbinat deri në 10 MW.