VIZIONI

PËR NJË TË ARDHME TË QËNDRUESHME

Uji është burimi natyror i jetës. Ne në WWS Wasserkraft përpiqemi të promovojmë hidrocentralet si një formë e decentralizuar dhe e rinovueshme e energjisë dhe më tej. Përmes kërkimit dhe zhvillimit të specializuar e të vazhdueshëm të produkteve tona, ne kemi qëllim që ti konsolidojmë hidrocentralet si një alternativë më e qëndrueshme dhe më jetëgjatë se format e tjera të gjenerimit të energjisë.

“Uji do te jetë Qymyri i së Ardhmes” – Jules Verne

WWS Wasserkraft është vazhdimisht në përpjekje për të ulur ndikimin ekologjik në vlera sa më të ulëta. Ky qëllim arrihet me anë të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët lokal dhe përdorimin e përgjegjshëm të resurseve natyrore. Si rrjedhim i nivelit të lartë të prodhimit në vend, cilësia e komponenteve individual monitorohet në mënyrë optimale.

 

Hidrocentrali është i rrënjosur thellë në historinë Austriake, kjo është arsyeja pse ne te WWS e shohim si detyrën tonë të kombinojmë këtë traditë me teknologjinë më të fundit.

 

Kompania karakterizohet nga zhvillim dhe rritje e qëndrueshme dhe e vazhdueshme. Si drejtuesit ashtu dhe të gjithë punonjësit ndajnë të njëjtin entuziazëm për hidrocentralet dhe do të vazhdojnë të punojnë së bashku për një të ardhme më të gjelbër.