WWS WASSERKRAFT GMBH

E BESUESHME & FLEKSIBËL

Eksperienca afatgjatë takon ekspertizën e specialistëve

Shumë konsumatorë kërkojnë zgjidhje të plotë për projektin e tyre, që tejkalon thjesht furnizimin dhe montimin e turbinave. Bazuar në përvojën tonë shumëvjeçare në planifikim, ndërtim dhe operim të hidrocentraleve, ne ju ofrojmë zgjidhje me çelësa në dorë, nga planifikimi i projektit deri tek implementimi dhe shërbimet ndihmëse.

Qëndrueshmëria konsiderohet shumë e rëndësishme në WWS Wasserkraft. Kjo aplikohet si në prodhimin e turbinave tona dhe bashkëpunimin me furnitorët rajonalë, ashtu dhe te punonjësit tanë të cilët trajnohen vazhdimisht për të përfituar njohuritë dhe eksperiencën e duhur në mënyrë që të sigurojnë cilësinë e lartë të produkteve tona.

Drejtuesit tanë:

Njerëzit pas historisë së suksesit të WWS Wasserkraft formojnë shtyllën kurrizore të kompanisë tonë. Marrëdhëniet familjare të punonjësve brenda kompanisë dhe largpamësia e zhvillimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm të kompanisë ofrojnë përparësi vendimtare.

Christoph Wagner Geschäftsführer Eigentümer Kleinwasserkraft

Christoph Wagner

Drejtor i përgjithshëm

Pronar i disa hidrocentraleve të vegjël në Austri dhe pronar i një zyre projektimi të hidrocentraleve.

Josef Wögerbauer Technischer Leiter Erfahrung

Ing. Josef Wögerbauer

Drejtor Teknik

Më shumë se 35 vjet përvojë në projektimin dhe ndërtimin e turbinave dhe specialist kur bëhet fjalë për revitalizimin e turbinave.

Günther Scharrer Prokurist Vertriebsleiter Erfahrung

Ing. Günther Scharrer, MBA

Prokurues & Drejtor shitjesh

Mbi 15 vjet eksperiencë në industrinë e ndërtimit, menaxhim projektesh dhe zbatim.

WWS prezanton vetveten:

INXHINJERI TURBINASH

Punonjësit tanë bëjnë të mundur një realizim pa probleme të projektit nga planifikimi dhe projektimi deri te prodhimi, montimi, & komisionimi në përputhje me standartet më të lartë të cilësisësë.

KOMPONENTËT HIDRAULIK PREJ ÇELIKU

WWS Wasserkraft gjithashtu projekton dhe prodhon të gjitha strukturat e rëndësishme hidraulike prej çeliku, në mënyrë që të sigurojë funksionimin e sigurt dhe pa probleme të sistemit tuaj.

SISTEMET E KONTROLLIT

Departamenti ynë i inxhinierisë elektrike kujdeset për programimin optimal të sistemit të kontrollit të turbinave WWS, si dhe për blerjen dhe instalimin e të gjithë komponentëve shoqërues.

SISTEMET HIDRAULIKE

Njësitë hidraulike WWS karakterizohen nga cilësia e tyre e lartë dhe garancia për të siguruar besueshmërinë maksimale në operimin e sistemit.

MODERNIZIM & REVITALIZIM

Falë dekadave përvoje në operimin e hidrocentraleve të vegjël, WWS Wasserkraft është partneri ideal për riparimin e hidrocentralit tuaj të vjetër – me qëllim rritjen e performancës ekonomike dhe optimizimin maksimal të fitimit.