Inxhinieri amerikan James B. Francis në 1849 zhvilloi turbinën Francis e quajtur sipas tij. Më 1913 profesori austriak Viktor Kaplan mbi bazën e turbinës së Francis, zhvilloi Turbinën-Kaplan.
TURBINA-FRANCIS WWS
SOLIDE & QËNDRUESHME
Historiku i turbinës Francis
Rastet e përdorimit të turbinës Francis
Turbinat Francis janë ideale për disnivel mesatar (10-200m) dhe nivele prurjeje mesatare. Ato mund të përdoren si në centralet mbi lumenj të rrjedhshëm, ashtu dhe në centralet në depozitime uji, dhe janë lloji më i zakonshëm i turbinave.
Në varësi të kërkesave tuaja individuale, WWS ofron zgjidhjen më të mirë
- Turbinë Francis horizontale
- Turbinë Francis vertikale
Falë zhvillimit të vazhdueshëm të Turbinës Francis, mund të arrihet një efikasitet deri në 95%. Për më tepër, përmes bashkimit të drejtpërdrejtë me gjeneratorin, evitohen humbje shtesë nga kuzhineta, dhe efikasiteti i përgjithshëm rritet.
„Gjithçka nga një burim”- Duke i qëndruar motos së kompanisë tonë, ne ofrojmë gjithashtu të gjithë aksesorët e nevojshëm për turbinën tuaj. Kjo përfshin strukturat hidraulike prej çeliku, sistemet e kontrollit dhe shumë më shumë.
Parimi i punës së Turbinës-Francis
Në turbinën Francis, uji drejtohet përmes trupit prej çeliku në formë spirale, në fletët drejtuese te palëvizshme të spirales, e më tutje në fletët udhëzuese të rregullueshme (distributori) dhe te rotori fracis. Fletët udhëzuese të rregullueshme lejojnë kontrollin e sasisë së ujit që rrjedh në turbinë. Uji devijohet 90 gradë në rotor. Energjia e lëshuar në këtë mënyrë vendos në levizje rrotulluese rotorin francis dhe gjeneratorin, të cilët jane të lidhur drejtpërdrejt. Meqënëse presioni i ujit në hyrjen e rotorit nuk është i njëjtë me presionin e ujit në daljen e rotorit, turbinës Francis i referohemi si një turbinë nën presion.
Zhvillimi i mëtejshëm i turbinës Francis nga WWS Wasserkraft
Meqenëse turbinat Francis mbulojnë një gamë shumë të gjerë të disniveleve, kërkohet zhvillim i vazhdueshëm, si në materialet e përdorura ashtu edhe në aftesitë hidraulike të turbinave.
Në WWS, përdoret një gamë e gjerë e shpejtësive specifike (Nq), të cilat llogariten duke përdorur simulimet CFD me përditësimet e fundit. Bazat e projektimit për këtë janë llogaritjet sipas Thomann dhe Siervo.
Format e rotorit që dalin nga këto llogaritje, provohen sipas modelin të testuar X-Blade me qëllim të arritjes së efikasitetit maksimal dhe vetive më të mira anti-kaviticionale.