MODERNIZIM & REVITALIZIM

ME EKSPERIENCE & KOSTO-EFIÇENTE

Modernizimi i hidrocentraleve të vjetër është një nga specialitetet tona

Si operatorë të hidrocentraleve tona, ne i njohim problemet e hidrocentraleve të vjetër dhe potencialin e madh për përmirësimin e performancës së tyre, përmes rinovimit ose revitalizimit të pajisjeve. Së bashku do të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të përditësuar hidrocentralin tuaj.

Studim - Analizë - Vendim marrje - Modernizim

Hapi i parë i një revitalizimi të suksesshëm është një studim i pajisjeve ekzistuese në hidrocentral.

Pas mbledhjes së të dhënave të detajuara, ekspertët tanë përgatitin një vlerësim teknik të sistemit, për të përcaktuar se cilat komponentë duhet të riparohen ose zëvendësohen. Si shtesë, një analizë e përfitueshmërisë mund të japë njohuri të vlefshme.

Kjo analizë gjithëpërfshirëse përfundimisht rezulton në disa opsione, nga të cilat, ne së bashku me ju, zgjedhim atë më ekonomike.

Ne kujdesemi si për çmontimin, ashtu edhe për montimin paraprak në fabrikën tonë. Më pas komponentët e riparuar të hidrocentralit ri-instalohen në hidrocentral.

WWS Revitalisierung Francis Zwillingsturbine Modernisierung
WWS Revitalisierung Stahlwasserbau Schütztafel