Ne projektojmë dhe prodhojmë turbinën tuaj. Ekspertiza jonë në ndërtimin e turbinave të ujit shtrihet në më shumë se 35 vjet përvojë projektimi. Turbinat WWS projektohen për efikasitet maksimal, jetëgjatësi në punë, dhe kërkesa minimale për mirëmbajtje.
INXHINJERI TURBINASH
PRODHUAR NË AUSTRI
Inxhinjeri turbinash
Përzgjedhja e turbinës
Ne ju mbështesim në perzgjedhjen e turbinës ideale për kërkesat dhe kushtet specifike të hidrocentralit tuaj. Ne marrim parasysh të gjithë parametrat përkatës dhe kombinojmë njohuritë teorike me përvojën tonë praktike. Në varësi të rënies dhe sasisë së ujit në dispozicion, bëjmë përzgjedhjen midis llojeve të mëposhtme të turbinave:
Llogaritësi ynë i turbinës ju ndihmon në dimensionimin e përafërt të turbinës.
Paisje shtesë për turbina
Për të operuar turbinën tuaj me efikasitet maksimal, përveç inxhinierisë së turbinave, ne ofrojmë dhe të gjithë aksesorët e nevojshëm elektromekanikë për turbinën tuaj. Kjo përfshin:
- Gjeneratorë
- Sisteme kontrolli
- Sisteme automatizimi
- Sisteme çelash të voltazhit të ulët dhe të mesëm
- Transformatorë
- Kabllo
Struktura hidraulike prej çeliku
Përveç turbinave dhe aksesorëve elektromekanikë, për funksionimin normal të hidrocentraleve kërkohen dhe pjesë e pajisje të tjera. Këto përfshijnë krëhëra mbeturinash, porta kontrolli, dhe porta me gjuhëz.