SHËRBIM & MIRËMBAJTJE

E SHPEJTË & E SAKTË

Cilësia më e lartë me çmimet më të leverdisshme

Si një partner i besueshëm për shërbimin dhe mirëmbajtjen e hidrocentraleve, WWS Wasserkraft garanton cilesinë më të lartë me çmimet më të leverdisshme.

Ju përfitoni nga eksperienca që ne kemi fituar nga operimi i hidrocentraleve tona. Shërbimi gjithëpërfshirës nga WWS ju lejon të rritni kohën operacionale të sistemit tuaj duke rritur kështu dhe prodhimin vjetor.

Mirëmbajtje-WWS

Shërbim

Edhe pas komisionimit të suksesshëm të hidrocentralit, WWS Wasserkraft vazhdon të jetë në dispozicionin tuaj me shërbime të shumta:

  • Trajnim gjithëpërfshirës për funksionimin dhe mirëmbajtjen e sistemit
  • Suport për kontrollin në distancë
  • Monitorimin e sistemit në distancë
  • Dorëzim i shpejtë i pjesëve të këmbimit
  • Kontrata mirëmbajtjeje
  • Dhe shumë më shumë
Mirëmbajtje-WWS

Mirëmbajtje

Është e rëndësishme për ne që hidrocentrali juaj të punojë në mënyrë optimale!

Pavarësisht nëse na kontaktoni vetëm për raste urgjente ose zgjidhni një nga kontratat tona tërheqëse të mirëmbajtjes – ne do të gjejmë zgjidhjen e duhur për kërkesat tuaja.

Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni një nga punonjësit tonë.