WWS TAKON SHQIPËRINË: Workshop-i mbi Hidrocentralet

Në bashkëpunim me AKBN, Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore të Shqipërisë, WWS Wasserkraft organizoi workshop-in e parë zyrtar në Shqipëri mbi hidrocentralet, në ambientet e hotelit të mirënjohur Tirana International Hotel në 26 Prill 2022.

Synimi i këtij eventi ishte të njihte punonjësit e “Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore” me të rejat e fundit në teknologjitë elektro-mekanike. Rezultati ishte një shkëmbim energjik dhe tranferim i njohurive, gjatë të cilit patëm mundësinë tu kalonim njohuritë tona mbi hidrocentralet personave të interesuar pjesëmarrës.

Ishte një kënaqësi e veçantë që dhe Ambasadori Austriak në Shqipëri, Dr. Christian Steiner, mori pjesë në këtë event duke mbajtur dhe një fjalim të rastit. Gjithashtu përveç 30 punonjësve të AKBN, ishin pjesëmarrës dhe një numër edhe më i madh investitoresh, partnerësh ekzistues dhe klientësh. Pas mbylljes nga pandemia, për ne ishte një kënaqësi të mirëprisnim ballë për ballë të gjithë pjesëmarrësit përsëri!

Sales Director of WWS is welcoming all guests
Günther Scharrer, Drejtori i Shitjeve në WWS Wasserkraft, duke mirëpritur të gjithë të ftuarit.
Austrian Ambassador during his speech
Dr. Christian Steiner, Ambasadori Austriak në Shqipëri, gjatë fjalimit të tij.
Guests during the workshop
Pjesëmarrësit gjatë workshop-it.
Discussions during the workshop
Günther Scharrer duke biseduar me Amando Hasa, Drejtor i Departamentit të Monitorimit të Hidrocentraleve në AKBN.