Si partner i besueshëm për ndërtimin e hidrocentraleve, ne përpiqemi të kujdesemi për nevojat e klientëve tanë. WWS Wasserkraft garanton cilësinë më të mirë që nga planifikimi në ndërtim dhe modernizim. Ju përfitoni nga përvoja jonë e madhe e fituar nga operimi e hidrocentraleve tona. Gama e gjerë e shërbimeve nga WWS Wasserkraft ju lejon të implementoni shpejt projektin tuaj. Prodhimi dhe para-montimi bëhen në fabrikën tonë në Neufelden, Austri.
PRODUKTE
GJITHÇKA NGA NJË BURIM I VETËM
Partneri juaj kompetent
Inxhinjeri turbinash
Ne projektojmë dhe prodhojmë turbinën tuaj. Ekspertiza jonë në ndërtimin e turbinave të ujit shtrihet në më shumë se 35 vjet përvojë projektimi. Turbinat WWS projektohen për efikasitet maksimal, jetëgjatësi në punë, dhe kërkesa minimale për mirëmbajtje.
Përzgjedhja e turbinës
Ne ju mbështesim në perzgjedhjen e turbinës ideale për kërkesat dhe kushtet specifike të hidrocentralit tuaj. Ne marrim parasysh të gjithë parametrat përkatës dhe kombinojmë njohuritë teorike me përvojën tonë praktike.
Në varësi të rënies (ndryshimi i lartësisë në metra) dhe sasisë së ujit (prurja në m³/s), ne bëjmë dallimin midis llojeve të mëposhtme të turbinave:
Ju mund të gjeni një llogaritës për një dimensionim turbine të përafërt këtu.
Paisje shtesë për turbinat
Për funksionimin optimal të turbinës tuaj, përveç inxhinierisë së turbinave, ne ofrojmë gjithashtu të gjitha aksesorët e nevojshëm elektromekanikë si p.sh. sistemet e kontrollit të turbinës dhe sistemet hidraulike për turbinat tuaja.
Stukturat hidraulike prej çeliku
Përveç turbinave dhe aksesorëve elektromekanikë, për funksionimin normal të hidrocentraleve kërkohen dhe pjesë e pajisje të tjera. Këto përfshijnë krëhëra mbeturinash, porta rrëshqitëse, porta me gjuhëz, dhe shkallët e peshkut.
Me çelësa në dorë – Gjithçka nga një burim i vetëm
Kompleksiteti i centraleve është rritur vazhdimisht vitet e fundit. Për këtë arsye shumë klientë besojnë në ekspertizën e WWS Wasserkraft. Nga këshillimi, te analiza dhe planifikimi, dhe deri te zbatimi teknik dhe strukturor – ne ju shoqërojmë gjatë gjithë rrugës së ndërtimit të hidrocentralit tuaj.
Shërbim dhe mirëmbajtje
Si një partner i besueshëm për shërbimin dhe mirëmbajtjen e hidrocentraleve, WWS Wasserkraft garanton cilësinë më të lartë me çmimet të mira.
Modernizim dhe revitalizim
Modernizimi i hidrocentraleve ekzistues është një nga specialitetet tona. Si operatorë të hidrocentraleve tona, ne i njohim problemet e centraleve të vjetra dhe potencialin e madh për rritjen e performancës së një turbine përmes riparimit ose revitalizimit.